Komisioni i jashtëm, PS kërkon seancë dëgjimore me Panaritin

Opozita kërkon thirrjen në një seancë dëgjimore të ministrit Jashtëm Edmond Panariti, për të raportuar mbi  Memon e dërguar nga ambasada e Shteteve të Bashkuara, mbi deklaratat nacionaliste të politikës shqiptare.Deputetja socialiste Arta Dade, tha se retorika nacionaliste po përdortet për interesa partiake nga demokratët për të fituar më shumë vota në zgjedhje.Në të njëjtën linjë, edhe deputeti I FRD-së Gazmend Oketa i cili e vuri theksin tek përdorimi i kartës së nacionalizmit,duke kërkuar njëkohësisht një politikë më të moderuar.Pak ditë më parë, Tiranës zyrtare iu dërgua një memo konfidenciale nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në të cilën ngrihet si shqetësim shtimi i retorikës nacionaliste në Shqipëri.Shkresa paralajmëron Tiranën zyrtare që të ndalojë tonet nacionaliste, duke iu referuar reagimeve të qeverisë shqiptare pas heqjes së monumentit të dëshmorëve të UÇPMB në Preshevë.