Shqipërinë e “zë” gripi sezonal, në pediatrinë e QSUT në 24 orë vizitohen 350 fëmijë

Kjo është koha kur gripi është në pikun e tij. Urgjenca pediatrike në QSUT e ka të vështirë të përballojë këtë fluks që më shumë i ngjan një turme, pasi vetëm në një ditë 300 deri në 350 fëmijë kërkojnë ndihmën e mjekut.Shefi i urgjencës Petrit Caca thotë se nuk ka mungesa të antibiotikëve, por ka patur probleme të materialieve të konsumit dhe të disa medikameteve që Drejtoria është e angazhuar për të zgjidhur këtë situatë. Sipas kalendarit, në një turn punojnë 3 mjekë po e kanë të vështirë të përballojnë fluksin edhe për shkak se shërbimi shëndetësor parësor i transferon rastet në QSUT.Aparatura e kobaltit, sipas nëndrejtori teknik Besim Boci, është vënë në punë ditën e hënë, ndërsa mungesa e citostatikëve pritet të zgjidhet brenda një kohe të shkurtër sipas kontratave dhe marrveshjeve në këtë drejtim.Edhe pse shqetësimet e qytetarëve kanë qënë të shpeshta se në Qëndrën Spitalore Universitare më të madhe të vendit ka mungesë nga mjetet e konsumit të përditshëm e deri në medikamente për sëmundje të renda e aparatura, Boci thotë se ka kontrolluar të gjithë gjendjen e medikamenetve dhe se antibiotikët nuk mugojnë dhe se medikamente të tjera si citostatikët pritet të bëhen furnizimet e plota me ta.