Fondi Shqiptar i Zhvillimit, gjatë 2013 investime në 500 kilometra rrugë dytësore
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Shkurt 2013, 16:35
Gjatë 2013 Fondi Shqiptar i Zhvillimit do të financojë punimet për 500 kilometra rrugë dytësore në të gjithë vendin.Në pozicionin e kryetarit të Bordit Drejtues të Fondit Shqiptar të Zhvillimit, Genc Pollo, u shpreh se buxheti i vënë në dispozicion për këtë vit për të realizuar projektet është 94 milion USD.Sipas Pollos këto investime do të ndikojnë në zhvillimin e zonave rurale.Gjatë vitit që lamë pas FSHZH financoi punimet për 285 kilometër rrugë dytësore dhe lokale në të gjithë vendin dhe për 25 skema ujësjellësish.