Rikthehet për hetim “ish-agjenti i SHISH”, Prokuroria do rianalizojë provat e vrasjes së Isa Çopës

Rikthehet në vëmendje vdekja e punonjësit të SHISH, Isa Çopa. Prokuroria e Pergjithshme do të rihapë cështjen e ish-efektivit të SHISH,i gjetur i vdekur 24 tetorin e 2011,në Currila të Durrësit. Pas një takimi që kryeprokurori Adriatik Llalla ka pasur dy ditë më parë me drejtues të lartë të SHISH në lidhje me cështjet më të bujshme dhe të pazbardhura deri tani, një nga këto është edhe ajo e ish-punonjësit të tyre.Pikërisht pas këtij takimi numri një i akuzës shqiptare ka urdhëruar rihetimin e kësaj cështje, e cila ende vazhdon të jetë një mister. Sipas burimeve nga Prokuroria e Përgjithshme mësohet se do të rianalizohen edhe një herë provat për këtë cështje, e cila në fillim u cilësua si vetëvrasje. Por nëse organi i akuzës rihap një cështje do të thotë se ka gjetur elementë të reja të kësaj cështje.Ndërkohë që Çopa, zëvendës. drejtori i Shërbimit Informativ Kombëtar në Durrës u gjet i vdekur, ndërsa fillimisht u dyshua për vetvrasje por në bazë të hetimeve të më vona u arrit në përfundimin se Isa Çopa është vrarë dhe më pas është djegur në makinën e tij. Rihapja e kësaj dosje vjen pas deklaratave të Kryprokurorit për rihapjen e cdo dosje të bujshme për të cilën ekzistojnë indicie për të rihapur hetimet.