Arrest me burg për Fatmira Pokën, vrau me armë burrin e saj në fshatin Xibrakë
Gjykata e Elbasanit ka vendosur masen e sigurise “arrest me burg” per shtetasen Fatmira Poka e akuzuar per vrasjen e bashkeshortit te saj Faik Poka, ngjarje kjo e ndodhur tre dite me pare ne fshatin Xibrake te Elbasanit, ne banesen ne te cilen jetonte familja Poka.Prokurori i cështjes, Alfred Shehu, ka kerkuar pikerisht kete mase te sigurise pasi e ka gjykuar autoren si nje person me rrezikshmeri teper te larte dhe se sipas tij ajo ka kryer nje vrasje me paramendim.Avokati i mbrojtes Myftar Rusta ka kerkuar qe per shkak te moshes se te akuzuares 72-vjecare dhe per shkak edhe te gjendjes se renduar mendore dhe fizike te saj te shikohet nje mase me e lehte sic eshte ajo e “arrestit te shtepise”.Por gjyqtari i ceshtjes Ramazan Avdiu ka theksuar se arrestimi ne flagrance i autores eshte i vlefshem dhe per te u vendos edhe masa e sigurise qe u kerkua nga prokuroria,“arrest me burg”.