Peci e vetëdijshme për shtatzëninë e saj, mjeku: Nuk mund të flitet për abort

Florie Peci është në javën e 24 të shtatzënisë së saj dhe mjeku thotë se nuk ka dijeni nësë prindërit ka kërkuar ose jo bërjen e abortit por në këtë kohë nuk mund të flitet për abort. Kjo sepse është e jashtëligjshme dhe se komplikacionet shëndetësore do të jenë më të mëdha.Mjeku gjinekolog Dritan Shpati, i cili ka ndjekur që nga fillimi këtë shtatzëni tha se pacientja Peci ka ardhur në këtë maternitet për shkak të problemeve shëndetësore por aktualisht gjendja e saj është e përmirësuar dhe  se fetuesi ka patur një zhvillim krejtësisht normal, madje Peci është e vetëdijshme për shtazëninë e saj.Mjeku gjinekolog tha se për Pecin kujdeset një ekip i specializuar mjekësh e psikologësh por nuk ka ende një kohë kur ajo mund ta lërë maternitetin edhe pse gjendja shëndetësore është normalizuar. Edhe familjarët, thotë mjeku, nuk kanë bërë ende një kërkesë për dalje nga materniteti ku qëndron përreth 20 ditë.Në deklaratat publike prokuroria austriake thotë se është në pritje të të gjithave detajeve dhe hetimeve nga prokuroria e Tiranës ndërsa sqaron se sipas informacioneve të ambasadës shqiptare në Austri,  konceptimi i shtazënisë i përket muajit tetor në kohën kur Peci ishte në Shqipëri.Ndërsa mjekët e klinikës ku Peci u trajtua nuk kanë komentuar gjatë por janë shprehur se janë duke punuar së bashku me organet e shteteve përkatëse për të hedhur dritë mbi këtë çështje. Klinika është shprehur vetëm për kohën e qëndrimit, trajtimin e bërë si dhe kontaktet e mëvonshme të vendosur nga Peci me familjen kosovare.