Analiza vjetore e maternitetit “Koço Glikozheni”, Tavo: Shmangni lindjet me operacion
33.8% e lindjeve realizohen me operacion dhe kjo jo vetëm si nevojë, por edhe si një dëshirë e nënave për të shmangur dhimbjet e një lindje normale. Mjekët nuk mund të thonë se kjo është tendencë e nënave të reja, por kjo shifër tregon qartë se preferencat e tyre shkojnë drejt kësaj forme të lindjes.Ministri i Shëndetësisë, Vangjel Tavo, u kërkoi mjekëve që të shmangin lindjet cezariane, duke u shprehur se ky maternitet ka bërë një punë të shkëlqyer duke ulur në masë vdekshmërinë foshnjore dhe amtare.Në analizën vjetore të maternitetit “Koco Gliozheni”, drejtoresha Rubena Mojsiu tha se kujdesi i duhur i nënave gjatë shtazënisë nuk është në nivelin e duhur. Kjo do të thotë se numri i bebe të vdekur para lindjes është ende i lartë, po ashtu edhe foshnjet nënpeshë.Por ky maternitet do të realizojë edhe procedura të fekondimit artificial ku kërkesat janë rreth 59 raste. Vetëm në një vit në këtë materniet janë realizuar 4433 lindje, numer i lartë sipas drejoreshës Moisiu e cila i kërkoi ISKSH-së kalimin e një pjesë të buxhetit të spitaleve rajonale në këtë maternitet.