Tiranë, zjarr në një apartament tek “Ali Demi”

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë katin e 7 të një pallati në zonën e Ali Demit në kryeqytet, duke alarmuar për më shumë se një orë banorët e zonës.Ka qënë i menjëhershëm reagimi i zjarrëfikëseve dhe policisë, të cilat kanë bërë evakuimin e të gjithë  banorëve dhe në kohë rekord bënë neutralizimin e flakëve.Ndërkaq drejtori i shërbimit zjarrëfikës Dilaver Laçi shprehet se ishte një situatë e vështirë, por për fat të mirë pati vetëm dëme materiale.Ndërkaq mendohet se në mometin kur ka marrë flakë banesa nuk ka patur njeri në brendësi të saj dhe  shkak  i flakëve të ketë qënë një ngrohëse e harruar ndezur. Por nuk përjashtohen edhe mundësi të tjera,për të cilat policia ka nisur hetime më të hollësishëm.