Rama:Shifrat për rritjen ekonomike, të manipuluara
Duke akuzuar qeverinë Berisha se ka manipuluar shifrat për rritjen ekonomike, kryesocialisti Edi Rama tha se ekonomika shqiptare është gozhduar nga informaliteti, korrupsioni dhe monopolet e pushtetit.Nga mbledhja e grupit parlamentar, Rama iu referuar taksës së sheshtë për korpoorata, tatimit mbi të ardhurat personale tek individët dhe taksës për biznesin e vogël për të argumentuar se Shqipëria është në recension."Pretendimi se hyrja e taksës së sheshtë e ka bërë transparent dhe më të efektshëm administrimin nuk qëndron dhe se një pjesë e ekonomisë është zhytur në informalitet, pra i është shtuar pellgut të informalitetit në rast se besojmë tek shifra e dhënë e rritjes ekonomike, ose çka ne jemi shumë të prirur që të besojmë, shifra e rritjes ekonomike është e manipuluar edhe ajo që është", tha Rama.Për ti dhënë frymëmarrje ekonomisë, Edi Rama kërkoi të mos humbet kohe, por të hqiet taksa për biznesin e vogël.“Është e kotë të diskutojmë nëse jemi në një periudhë krize pasi shifrat tregojnë se jemi në një periudhë të rrënuar të ekonomisë reale. Kjo është më shumë se një recesion. Kjo është më shumë se një krizë ciklike, kjo është pasqyra e shterimit të një modeli ekonomik zhvillimi e sigurisht përkon me dallgët e një krize ekonomike më të madhe se territori i Shqipërisë. Në këto kushte dua të përsëris se është e domosdoshme që të ndërmerret ai hap që kemi kaq kohë që e themi, heqje takse biznesit të vogël se cdo muaj që kalon përkon me një rrënim që për shumë biznese mund të jetë një rrënim i pakthyeshëm. Nëse llogarisim rënien e xhiros kombinuar me rritjen e borxheve apo të numrit të njerëzve në librat e veresijeve jemi në kushtet ku ekonomia reale është në një gropë thithëse që e tërheq edhe më shumë” tha Rama.Debate Rama-DogjaniNdërkohë mbledhja me dyer të mbyllura e grupit parlamentar socialist është përfshirë nga debate të ashpra mes deputetit të qarkut të Kukësit, Asllan Dogjani dhe kreut të PS-së Edi Rama.Burime të Ora News thanë se deputeti Dogjani ka akuzuar Ramën për anashkalim të strukturave të PS-së duke iu referuar emërimit të kreut të PS-së në rrethin e Kukësit, Skender Ahmetaj. Sipas Dogjanit, Rama me shkeljen e statutit te PS-së po shkatërron strukturat e partisë më të madhe opozitare në vend.Duke iu referuar letrës së firmosur nga 250 anëtarë që kundërshtojnë emërimin e Ahmetit, Dogjani ka akuzuar Ramën se u ka bërë presion anëtarëve që kanë hedhur firmën e tyre, akuzë që është hedhur poshtë nga kryesocialisti Edi Rama. Rama ka deklaruar se të drejtën për emërimin e kreut të PS-së në Kukës ia ka dhënë grupi i strategjisë së komunikimit.