Shpëtohet Instituti i Antropologjisë, materialet kalojnë në Institutin e Historisë

Historia shekullore e artit shqiptar nuk është më e kanosur nga alarmi SOS. Trashëgimia me vlerat më të mëdha historike e antropologjisë kulturore nuk do të rrezikohet më pasi nuk do të dergjet më në një ndërtesë të harruar nga vitet.Drejtoi i Institutit të Historisë, Beqir Metaj, jep lajmin e mirë ku brënda pak javësh të gjitha materialet e Institutit Antropologjisë Kulturore dhe i Studimit të Artit do të kalojnë në ambjentet e Institutit të Historisë, gjë e cila bën të mundur shmangien e ndonjë rreziku që mund t’i kanosej kësaj pasurie të vecantë të popullit tonë.Sipas drejtorit Metaj, kjo lëvizje jep një lajm të mirë përsa i përket edhe shpenzimeve, pasi marrin fund shpenzimet kolosale prej 20 vitesh të paguara për qiranë, duke i hapur rrugë përdorimit të këtij buxheti për botime të ndryshme.Aktualisht po bëhet i mundur transportimi me kujdes i të gjitha materialeve, duke i krijuar kushtet e nevojshme për mirëmbajtjen e tyre.