Vrasja e kryekomisarit të Shijakut, sot gjyqi ndaj Ilir Xhakjas

Gjykata e Krimeve të Rënda pritet të zhvillojë sot seancën gjyqësore ndaj ndaj Ilir Xhakjas, i akuzuar si autor i vrasjes së Shefit të Policisë së Shijakut, Adem Tahiraj, vitin e kaluar në afërsi të Durrësit.Seanca e kaluar u shty pas mungesës së prokurorit të çështjes Eugen Beci.Avokati mbrojtës i Xhakjas ka kërkuar gjykim të shkurtuar për Xhakjan, gjë që u kundërshtua nga prokurori me argumentimin se çështja ka nevojë për hetim gjyqësor më të detajuar.Megjithëse kanë kaluar më shumë se një muaj nga dorëzimi i çështjes për gjykim, procesi  ndaj Ilir Xhakes ende nuk është hapur dhe po zvarritet prej disa seancash. Shkak për zvarritjen janë bërë mungesa e palës mbrojtëse apo e të të pandehurit në sallën e gjyqit.Kryekomisar Adem Tahiraj, u vra në 13 shtator 2012 gjatë një aksioni policor në Katund Sukth nga Ilir Xhakja. Autori u arrestua  disa orë pas krimit gjatë një operacionit të policisë.