Menaxhimi i burimeve, Wollfarth: Me rëndësi bashkëpunimi me komunitetet
Ambasadori i OSBE-së në Tiranë Eugen Wollfarth ka kërkuar sot përfshirjen e komuniteteve në menaxhimin e burimeve natyrore.Duke folur në workshopin me temë "Përgjegjshmëria sociale e korporatave në industrinë nxjerrëse”, ambasadori Wollfarth e cilësoi si shumë të rëndësishëm bashkëpunimin me komunitetet."Menaxhimi i burimeve natyrore mund të jetë më i efektshëm ku komunitetet janë të përfshira” tha ambasadori.Sipas tij zbatimi i përgjegjshmërisë sociale është një koncept që duhet të merret parasysh nga korporatat dhe shkon përtej detyrimeve ligjore.Ministri i Ekonomisë Edmond Haxhinasto ka theksuar se vendi ka pasur një bilanc pozitv në industrinë nxjerëse dhe përpunuese si dhe rritje të prodhimit vendas me 13 përqind.Sipas ministrit Haxhinasto dy nga sfidat e industrisë nxjerrë është kualifikimi i punonjësve dhe mbrojtja e mjedisit."Garancia e punës që lidhet me standartimizimin e një pune të qëndreshmë dhe këtu kemi shumë për të bërë dhe ka vend për një monitorim të standarteve. Me rëndësi është arsimi profesional dhe kualifikimi i punonjësve. Është një investim që ka impakt ekonomik por edhe një impakt të jashtëzakonshëm social për mundësitë e çdo qytetari të kualifikuar për një punë më të qëndrueshme, por edhe sigurisë në punë dhe uljes së aksidenteve në punë. Një aspekt tjetër shumë i rëndësishëm është mjedisi. Ne e kosiderojmë si një pjesë integrale mbrojtjen e mjedisit. Mbrojtja e mjedisit është domosdoshmëri në këto industri që krijojnë ndotje por edhe ky mjedis duhet rehabilituar dhe vetë industria duhet të kontribuojë për ambjentin” theksoi Haxhinasto.