FRD takim me banorët e Kombinatit, Biberaj: Tirana, simbol i ndryshimit të madh

Fryma e Re Demokratike ka zhvilluar një takim me banorët dhe simpantizantët e njësisë 6 në Tiranë.I pranishëm në takim nënkryetari i FRD-së Aleksandër Biberaj u tha të pranishmëve se Kombinati është një lagje simbol e Tiranës.“Tirana rrëzoi presidentin e fundit komunist Ramiz Alia dhe do të rrëzojë kryeministrin e fundit komunist Berisha. Më 23 qershor FRD do të shënojë një fitore të jashtëzakonshme e cila do t’i shërbejë demokracisë dhe rotacionit politik në Shqipëri” theksoi Biberaj.Ndërsa Kryetari i FRD-së në Tiranë Saimir Shehri shprehu besimin për përkushtimin e FRD-së e cila ka për qëllim të ndryshojë këtë realitet të trishtë. Ai u ndal edhe në angazhimin e strukturave te Frymës së Re Demokratike për të arritur rezultate spektakolare në kryeqytet.