KQZ, sot vendim për koalicionet dhe komisionerët rezervë të ZAZ-ve
Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve po shqyrton sot një projektvendim të administratës për një listë shtetasish rezervë për trajnim, në rast të krijimit të vendeve vakante pas largimit të komisionerëve të ZAZ.Kodi Zgjedhor në nenin 29 pika 5, ka përcaktuar se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve me udhëzim përcakton procedurat për përzgjedhjen dhe trajnimin e shtetasve që mund të emërohen kryesisht si anëtarë apo sekretar të KZAZ-ve, në rastet kur mungesa e anëtarëve apo sekretarit bën të pamundur vendimarrjen apo funksionimin e komisioneve.“KQZ jo më vonë se 90 ditë para datës së zgjedhjeve shpall në gazetat me tirazh me të madh kombëtar si dhe në faqen e tij të internetit, interesin për të rekrutuar shtetas të cilët janë të gatshëm të ushtrojnë detyrën e anëtarit apo sekretarit të KZAZ-së, në rast se krijohet vakanca sipas Udhëzimit të KQZ” thuhet në relacion.Gjithashtu KQZ-ja do të përcaktojë sot edhe rregullat për regjistrimin e koalicioneve zgjedhore për zgjedhjet e 23 qershorit.Neni 56 i Kodit përcakton se dy ose më shumë parti politike të regjistruara si subjekte zgjedhore në KQZ, mund të regjistrohen në Komision, si koalicion zgjedhor në shkallë vendi. Kërkesa për regjistrimin e koalicionit e marrëveshjen përkatëse, do ketë: shprehjen e vullnetit të partive përkatëse për të qenë pjesëtare të këtij koalicioni; emrin e koalicionit; shkronjat nistore të tij, etj.“Në bazë të nenit 98 të Kodit Zgjedhor në fletën e votimi përbri emrit të subjektit që kandidon vendoset logo e partisë, shkronjat nistore e emri i kryetarit të partisë. Neni 6 i Kodit Zgjedhor përcakton se subjektet zgjedhore kanë të drejtë të caktojnë nga një vëzhgues në KZAZ, KQV dhe për çdo tavolinë në vendin e numërimit të votave. Në rast se partitë politike paraqiten në zgjedhje si koalicion të drejtën për të caktuar vëzhgues e ka vetëm koalicioni”, thuhet në relacion.