Depresioni, e moshuara hidhet nga kati i 8 i pallatit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Shkurt 2013, 09:51
Një e moshuar është hedhur nga kati i tetë i një pallati në Vlorë.Ngjarja e rëndë ka ndodhur në zonën e Skelës në Vlorë ku 73-vjeçarja Menekshe Zotaj është hedhur nga kati i 8 i banesës ku jetonte duke gjetur vdekjen e menjëhershme.Mësohet se e moshuara vuante nga depresioni dhe nga probleme të tjera shëndetësore çka dyshohet ta ketë shtyrë drejt vetëflijimit.Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave në të cilat ka ndodhur vetëvrasja.