65-vjetori i minierës së Bulqizës, “Balfin Group” premton investime

Më shumë investime dhe më tepërkushte për minatorët. Ky ka qenë premtimi i investitorit të ri në 65-vjetorin e hapjes së minierës së Bulqizës.Përfaqësuesi i “Balfin Group” Luan Salia deklaroi se miniera po merret në një gjendje të keqe por premtoi se brenda pak kohëve do të ketë investime që arrijnë në dhjetëra miliona euro.Minatorët e Bulqizës nga ana tjetër shprehin besim se drejtuesit e rinj këtë radhë shqiptarë do të punojnë më shumë në përmirësimin e kushteve në minierë.“Balfin Group” merr në dorëzim minierën e Bulqizës pas austriakëve të cilët nuk arritën që të realizonin investimet e kërkuara.