Shkodër, eksploziv makinës së efektivit të policisë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Shkurt 2013, 10:55
Eksploziv makinës së një punonjësi të policisë së Pukës. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në në lagjen Skënderbeg në Shkodër ku një sasi eksplozivi është vendosur në makinën e efektivit të policisë së Pukës, Pavlo Vuksani.Mësohet se automjeti ishte parkuar pranë banesës së efektivit të policisë dhe fatmirësisht nga shpërthimi nuk ka patur të lënduar, përveçse dëmeve materiale.Momentalisht mbeten ende të paqarta shkaqet dhe autorët e krimit, ndërkohë që policia po punon për të zbardhur ngjarjen.Ndërkohë policia nuk përjashton pistën qëshpërthimi të ketë lidhje me detyrën e pronarit të automjetit, i cili është efektiv policie në Pukë.