Hartimi i listave, Malaj: Ekip gjithpërshirës, i dalë nga vota e fshehtë
Çdo organizim që u përbahet parimeve të politikës si shkencë dhe nuk vepron spontanisht është i destinuar të ketë sukses. Nën këtë këndvështrim, paksa filozofik, e sheh deputeti i PS-së Arben Malaj hartimin e listave, proces ky që pritet të sjellë debate jo vetëm në kampin rozë por në të gjitha forcat politike.I ftuar në intervistën e mbrëmjes në RTV Ora News, Malaj duke iu referuar të pakënaqurve rishtaz, si deputetit të Kukësit Dogjani, u shpreh se duhet gjetur zgjidhje gjithëpërfshirëse përmes garës dhe votimit të fshehtë. Nëse vetë do të jetë në fushë apo stol rezervë, bazuar në deklaratat e vetë shefit të selisë rozë, Malaj nuk ka një përgjigje, por theksoi se ekipet janë të suksesshme kur krijojnë ekipe zinxhirësh, jo ekipe me trajnerë të fortë që vendosin kush do lozë dhe kush do rrijë në stol rezervë.“Politika është shkencë jo spontanitet, ka parimet si organizohet. Cdo organizim që mban parasysh këto parime jep një rezultat më pozitiv.Kukësi në projeksionet e PS është një qark që duhet të merren dy deputetë. Për atë që diskutohet sot, mesazhi im publik është që ne duhet të gjejmë zgjidhje gjithëpërfshirëse edhe aty ku ka debate.Si mund ta ndërtojmë një ekip gjithpërshirës? Vetëm përmes garës, transparencës në garë dhe votimit të fshehtë. Kolegë të PS janë shprehur në emër të përgjegjësisë që ka PS kundrejt shqiptarëve. Nuk është koha për batuda.Ka figura nga PS që janë shprehur dhe në mënyrë të drejtëpërdrejt , pasi nuk duan të përsëriten gabimet. Unë s’jam ekspert në sport, por di si menaxhohet një ekip.Ekipet fituese janë të suksesshme kur krijojnë ekipe zinxhirësh, jo ekipe me trajnerë të fortë që vendosin kush do lozë dhe kush do rrijë në stol rezervë” tha Malaj.Rrotacionin politik në 23 qershor PS e sheh jo thjesht një nevojë për tu ngjitur në pushtet pas 8 vitesh opozitë, por si një detyrim ndaj të gjithë shqiptarëve për ti dhënë fund keqqeverisjes.“Unë besoj që kushdo në PS e konsideron detyrimin për një rrotacion si detyrim ndaj gjithë shqiptarëve. Kjo përgjegjësi vjen pas 8 vjet në opozitë dhe përkeqësimit në rritje të qeverisjes së vendit, bazuar në cdo raport që del jo vetëm se e thotë opozita.PS dhe në raport me shqetësimin që kanë ndërkombëtarët për nacionalizmin është në një pozicion shumë më të qëndrueshëm sesa forcat e tjera politike” theksoi ai.Deputeti Malaj foli dhe për vizitën e tij në SHBA, si dhe takimet me Kongresmenë, e në mënyrë të vecantë me drejtorin për vendet e ish-Jugosllavisë dhe Shqipërinë në DASH, Jonathan Moore. Në terësinë e bisedimeve të tyre, sipas Malaj vend të rëndësishëm kanë zënë temat si, sfida përballë krizës ekonomike, procesi zgjedhor si dhe rritja e toneve nacionaliste, cfarë sipas deputetit të PS-së, nuk i ndihmon shqiptarët.“Të gjithë politikanët duhet të rrisin kontaktet, përballimi i krizës dhe shqetësimi në rritje i një nacionalizmi elektoral janë tema për të cilat duhet të diskutojmë hapur me njëri-tjetrin, por edhe partnerët tanë. Takimi me zotin.Moore ishte një analizë për sfidat që ka vendi, si mund ti kapërcejmë dhe si mund të realizojmë zgjedhje të lira dhe të ndershme, klima politike me të cilën do shkojmë në zgjedhje, alternativat që do ofrojmë, do fillojnë konsumatorët vendas dhe të huaj të shpresojnë për një qëndrueshmëri ekonomike pas 23 qershorit. Të gjitha këto janë disa analiza që na bëjnë të kuptojmë përgjegjësitë tona.SHBA dhe BE kanë përdorur të gjitha kanalet e komunikimit për të shprehur shqetësimet e tyrelidhur me dështimin me integrimin, rritjen e tensionit politik dhe së fundi qëndrimet nacionaliste, që s’kanë qenë pjesë e jona. Nuk mundet të zgjidhim problemet e së ardhmes me mentalitetin e së shkuarës, por vetëm me një përkushtim drejt integrimit në BE” deklaroi ai.Ndërkaq vazhdim i kësaj analize, shtoi Malaj ishte edhe takimi me kreun e Ambasadës së SHBA-së, Aleksandër Arvizu menjëherë pas kthimit të tij nga SHBA.“Ishte një takim që ishte programuar për tu bërë thjesht për të shkëmbyer mendimet, është praktikë që e bëj edhe me ambasadorë të tjerë. Diplomacia sa më e hapur të jetë aq më mirë e kuptojnë realitetin e vendit në të cilin punojnë. Kultura politike kërkon të rritet transparenca, palët të takohen në mënyrë normale, për mua është një proces normal dhe nuk nguroj për të tilla takime. Folëm për zgjedhjet.Zgjedhjet e ardhshme parlamentare kanë një impakt të shumëfishtë në atë që do të sjellin në aspektin social dhe politik të vendit”u shpreh deputeti i PS-së.Ndërkaq në cilësinë e ish-ministrit të Financave Malaj në intervistën me drejtorin e Informacionit Patrik Sadikaj foli dhe për sfidat ekonomike dhe impaktin që pritet të japë fushata elektorale.“Ka dy mendime, disa mendojnë se do hidhet para dhe do ketë përparime, unë mendoj ndryshe, 6 mujori i parë do ketë rritje të ulët, konsumatori do druhet të investojë. Është e vërtetë që kriza globale ka impakt në ekonomi, por është më e vërtetë se keqqeverisja e vendit ka frenuar rritjen ekonomike.Duhet cliruar likuiditet në ekonomi që ajo të rritet. Nëse kjo sndodh është e e detyrueshme që qeveria të ndërhyjë në ekonomi.Deri në 6 muajt e parë të vitit jemi të bindur se borxhi do jetë rreth 64%.Duhet të mbështet biznesi i huaj dhe vendas.Rikuperimi i borxhit tek biznesi është i mundshëm, por është presioni elektoral, do ta ndihmonin qeverinë më mirë, sesa ti injorojë. Ajo vazhdon me copëzim investimesh, po ta kishte marrë këtë vendimarrje që në fillim të 2012 do të kishte një situatë më të përmirësuar” përfundoi Malaj.