Gjykata rrëzon kërkesën e Ilir Xhakes për gjykim të shkurtuar

Ilir Xhakja i ka dështuar tentativës së tij për ti shpëtuar burgimit të përjetshëm, pasi Gjykata e Krimeve të Rënda ka rrëzuar kërkesën e tij për gjykim të shkurtuar. Trupi gjykues i kryesuar nga Bardhyl Dhama arsyetoi se kërkesa hidhet poshtë për të fortin e Shijakut, i cili akuzohet për vrasjen e komisar Adem Tahiraj 13 shtatorin e vitit të shkuar.Ndërkohë pas rrëzimit të kësaj kërkese avokati i Xhakjes ka kërkuar nga trupi gjykues ekspertimin psikologjik të klientit të tij. Për Andi Duraj, klienti i tij sipas një raporti mjekësor të vitit 1994 e privoi atë nga shërbimi ushtarak, pasi vuante nga probleme psiqike. Kështu në bazë të kësaj të dhëne gjykata duhet ta pranojë këtë kërkesë, për vërtetuar gjendjen psikologjike të Ilir Xhakjes në momentin e vrasjes së komisar Tahirit.Kjo kërkesë ka hasur në reagimin e shpejtë të prokurorit të çështjes Eugen Beçi, i cili u shpreh se kjo kërkesë nuk mund të merret parasysh, pasi i pandehuri mund të ketë patur një sëmundje kalimtare dhe nuk përben argument për kohën kur është kryer krimi.Pas dëgjimit të palëve gjykata ka hedhur poshtë kërkesën e avokatit, duke i hapur rrugë zhvillimt normal të këtij gjyqi.Në seancën e rradhës, e cila do të zhvillohet në datën 26 shkurt do të japin dëshmitë e tyre 10 persona,të cilët kanë dijeni për ngjarjen ku mbeti i vdekur oficeri i lartë i policisë së shtetit.