Tiranë, gjendet i pajetë në një motel një mashkull rreth të 40-ave

Një person i seksit mashkull është gjetur i pajetë mbrëmjen e sotme në një nga motelet e kryeqytetit. Viktima rreth të 40-tave është gjetur ne një nga dhomat e motelit, ndërsa nuk ka ende detaje rreth shkaqeve të vdekjes.Nderkaq në vendngjarje kanë mberritur forcat e policisë së Tiranës, të cilat po punojnë për identifikimin e viktimës dhe zbardhjen e shkaqeve të vdekjes.