Projekti për gazësjellësin, ekspertët grekë: TAP favorit ndaj Nabucco

Shqipëria, Greqia dhe Italia kanë dhënë dritën e gjelbër për gazsjellësin TAP që kalon përmes Adriatikut, e që do të sjellë gaz natyror nga Deti Kaspik në Evropë.Linja 800 kilometra e gjatë e tubave do të sjellë gaz nga kufiri greko-turk, përmes veriut të Greqisë dhe Shqipërisë, në jug të Italisë prej nga hyn në rrjetin evropian.Projekti është në konkurencë me gazsjellësin 1.300 kilometra të gjatë Nabucco West, i cili shtrihet nga kufiri turko-bullgar deri në Austri. Se kush do të sjellë vërtet gaz nga Azerbajxhani në Evropë, duke anashkaluar Rusinë, e vendos deri në mes të 2013 konsorciumi Shah Deniz, që mban emrin e një fushe të madhe gazi në Detin Kaspik.Gazsjellësi TAP, me një kosto prej 2 miliardë eurosh është më i shkurtër dhe më i lirë se sa Nabucco, thotë Theodoros Tsakiris, eskpert për energjinë në institutin kërkimor për politikë në Athinë.TAP është fare qartë ofruesi më tërheqës sa i takon kostove të ndërtimit, por edhe sa i takon kostove të livrimit, thotë eksperti për energjinë. Komisioni i BE-së synon të shmangë përshtypjen se mbështet një gazsjellës të caktuar. Brukseli mbështet parimisht çdo projekt që redukton varësinë energjetike të Europës nga Rusia.Pas nënshkrimit të marrëveshjes së Athinës gazsjellësi TAP do të ketë një përparësi strategjike kundrejt konkurrencës, beson eksperti për energjinë.