Bashkia e Sofjes, asistencë Tiranës për projekte me rëndësi
Bashkia e Sofjes në Bullgari do të mbështesë me projekte konkrete bashkinë e Tiranës për ndërtimin e Tramit, menaxhimin e ujrave të zeza dhe mbetjeve të ngurta si dhe sistemimin e trafikut.Kreu i bashkisë së kryeqytetit shqiptar ka firmosur me homologen bullgare marrëveshjen e bashkëpunimit në prani edhe të kryeministrit të Bullgarisë Bojko Borisov.Para firmosjes së marrëveshjes kryebashkiaku i kryeqytetit është takuar me kryeministrin Bullgar ku i ka shpalosur projektet kryesore të zhvillimit të Tiranëes.Zoti Basha ka prezantuar prioritetet e tij në krye të Bashkisë së Tiranës, siç është Plani i përgjithshëm Rregullues, i cili i mungon Tiranës ku pjesë e tij është dhe bulevardi i ri dhe rehabilitimi i lumit të Tiranës. Dhe si gjithmonë në fund të vizitës Basha i ka dhuruar simboliken e Tiranës kryeministrit Bullgar.