Protestë kundër dhunës ndaj grave

Mijëra gra i bashkohen ftesës së Kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli në një lëvizje në emër të grave, në emër të fëmijëve, kundër dhunës ndaj tyre.Me pankartat : Mos ma prek nënën!”, “Stop dhunës ndaj grave”, “Stop dhunës ndaj fëmijëve!”, “Mos ngre dorë kundër gruas!”, , mijëra gra iu bashkuan ftesës së Kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli në një lëvizje kundër dhunës në familje.Të shokuar nga ngjarjet e fundit barbare të krimeve në familje, të indinjuar nga vrasja e nënave dhe vajzave të reja, të prekur thellë në shpirt për tmerret që fëmijët kanë parë e kanë ndjerë, me dhimbjen e madhe për këtë dhunë të çmendur, sot secila prej nesh është Aishja, Flutura, Limja, Rolanda, Mira, Manjola, Fatjona, Marjana…Kryetarja e Kuvendit drejtoi këtë lëvizje të heshtur dhe pa fjalime, sepse për tragjedi të tilla nuk gjenden fjalë.Në sfond të kësaj lëvizjeje u dëgjuan vetëm tingujt e këngëve që i dedikohen me shumë dashuri nënës dhe gruas.