Antikorrupsioni çek nis hetimet për investimin e CEZ në Shqipëri
Kompania ceke CEZ grup thotë se autoritetet kanë nisur hetimet për invensimet në Shqipëri. Agjensia e lajmeve Reuters që citon zëdhënësen e kompanisë thotë se policia që merret me cështjet e korrupsionit po heton katër marrëveshje të grupit energjetik, përfshirë këtu edhe investimin e CEZ-it në Shqipëri.E pyetur pas një artikulli të publikuar në shtypin çek, zëdhënësja e CEZ, Barbara Pulpanova tha se policia ka nisur të mbledhë informacione që prej më shumë se një viti në lidhje me këto marrëveshje."Ne kemi qenë vazhdimisht të hapur, duke iu dhënë atyre të gjithë informacionin e nevojshëm që kërkohet", tha Barbora Pulpanova zëdhënese e CEZ . "Ne nuk jemi në dijeni të ndonjë shkelje" theksoi ajo.Ndërkohë, policia antikorrupsion që po merret me hetimin si dhe ajo bashkiake nuk kanë bërë komente. Në katër cështjet që janë nën hetim, mes tyre qëndron edhe ajo e CEZ Shpërndarej, që i është hequr licenca nga qeveria shqiptare.Sipas zëdhenëses kompania që nga viti 2005 ka realizuar investime jashtë vendit me një vlerë rreth 2.8 miliardë euro, ndërsa humbjet më të mëdha i ka pasur Shqipëria.Në hetimin e policisë çeke është gjithashtu shitja e 50 % të aksioneve të minierës së qymyrgurit Mibrag në Gjermani dhe marrëveshja për furnizimin e magazinave në impiantin e energjisë bërthamore Temelin të CEZ lidhur me dyshimet për shkelje të ligjeve të prokurimit.