Nisin ethet e provimeve të maturës, MASH: Plotësimi i formularit A1 nis më 25 shkurt
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Shkurt 2013, 17:27
Pas 1 jave maturantët do të plotësojnë formularin A1 dhe A1Z. Ministria e Arsimit thotë se formati është gati, nuk është i printuar por elektronik dhe më 25 shkurt atë do ta plotësojnë rreth 40.000 maturantët të këtij viti.Matura shtetërore ka pësuar një sërë ndryshimesh këti vit, ndërsa maturantët do të japin si provim 2 lëndët e detyruara dhe 2 e jo më shumë me zgjedhje.Fatmir Vejsiu, Drejtor i arsimit parauniversitar në MASH, thotë se pavarësisht se formulari do të jetë online, maturantët do të kenë mbikqyrës për të mos gabuar.Për të gjithë maturantët/kandidatët, programet orientuese të lëndëve të detyruara (gjuhë shqipe-letërsi dhe matematikë) janë në përshtatje me programet ekzistuese të shkollave të mesme.