Policia e shtetit hap dyert për vizitorët
Policia e shtetit hap dyert për vizitorët. Kjo javë do të shënojë javën e vizitorëve në të gjitha drejtoritë e policive në vend. Synimi i kësaj nisme sipas drejtorit të policisë Hysni Burgaj është afrimi i komunitetit me uniformat e policisë, ndërsa vetë drejtori ka pritur në zyrën e tij gjimnazistë dhe nxënës të Tiranës. "Kërkohet që policia mos të shihet më si forcë por si shërbim ndaj qytetarit u shpreh Burgaj gjatë takimit.Ndërsa vetë nxënësit shprehen se ideja për të vizituar këto ambjente është mjaft e gjetur,pasi ata shpesh herë e barazojnë punonjësin e policisë me forcën.Java e vizitorëve në drejtoritë e policive në të gjithë vendin shihet si mundësi mjaft e mirë për tu rritur bashkëpunimi midis policisë dhe komunitetit. Për këtë arsye policia do të jetë e hapur që ambjentet e saj të mund të vizitohen nga të gjithë dhe të bëhët punë më e mirë në forcimin e marrëdhënieve polici-qytetar.