Opera Toska në TOB, vepra e Puçinit vjen me regji të Nikolin Gurakuqit

Pas më shumë se 6 vitesh mungesë, opera me dramatike e Puçinit "Toska" vazhdon të tërheqë vëmendjen e publikut shqiptar në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit. Thellësisht dramatike, në të ndërthuren tortura, dashuria, vrasja dhe vetëvrasja.Me një këndvështrim te ri regjisorial nga Nikolin Gurakuqin , vepra vjen e bazuar në simbolikë dhe krahas zërit e muzikës, vepra është bazuar ndjeshëm edhe tek aktrimi.Është një opera tipike triller, një dramë dashurie që është vendosur në një sfond historik në Europën e Revolucionit Francez, ku nuk kemi thjesht një konflikt midis njerëzish, por midis vlerash të ndryshme.Vepra mbyllet në mënyrë tragjike sepse dhe Scarpia vritet në zyrën e tij dhe Toska hidhet nga kështjella dhe Avradosi pushkatohet.Janë tre përsoanzhe që vriten njëri pas tjetrit dhe kjo mund të ndodhë vetëm në një vepër me temoritmik shumë të lartë.Roli i Tosca-s i është besuar dy sopranove te njohura te skenës shqiptare Marjana Leka dhe Eva Golemi, ndërsa ne rolin e Scarpia-s eshte baritone Ylber Gjini. Nderkohe ne role te tjera jane Leonardo Gramegna ne rolin e Mario Cavaradossi, Ogert Islami(Cesare Angelotti), Sidrit Bejleri (Il Sagrestano ), Gilmond Myftari, Erlind Zeraliu (Spoletta), etj.Opera do të vihet në skenë edhe në datat 19-20 shkurt në TKOB.