Instituti i Historisë, Metaj: Fakte të reja historike gjatë 2013
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Shkurt 2013, 16:54
Thellimi i mëtejshëm i kërkimeve në arkiva botërore dhe hedhja dritë në një sërë studimesh të pazbuluara më parë, është ajo cfarë premton Qëndra e Institutit të Historisë për vitin 2013-të.Pas një viti intensiv përsa i përket botimeve në 100-vjetorin e pavarësisë, gjatë këtij viti sipas Drejtorit të këtij Instituti, Beqir Metaj,do të perfundojne një sërë botimesh, si Historia e Shqipërisë e shek XX, botimet e tre monografive dhe një cikël dokumentesh me7 volume për 100 vjetorin e themelimit të Bankës së Shqipërisë. Përvec botimeve një vënd të rëndësishëm në planet e Institutit të Historisë do të zënë edhe konferencat shkencore.