“Armatosja e politikës”, debate mes mazhorancës dhe opozitës në kom. e sigurisë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Shkurt 2013, 17:02
Në Komisionin e sigurisë ligji i ri për pajisjen më armë të zyrtarëve të lartë të shtetit vazhdon të sjellë debate mjaft të forta midis opozitës dhe mazhorancës.Deputetët e opozitës Pirro Lutaj dhe Arben Isaraj shprehen shqetësimin e tyre se përse i duhen armët politikës dhe zyrtarëve të lartë të shtetit.Ndërsa kjo javë do të jetë e ngarkuar për Komisionin e sigurisë kombëtare, pasi të mërkurën pritet të diskutohet projektligji për mbikqyrjen parlamentare të institucioneve të sigurisë, projektligj i cili pritet të kalojë me dabate të forta, duke patur parasysh rëndësinë e tij.