Roura: Messi është i jashtëzakonshëm

Asistenti i trajnerit të Barcelonës, Tito Vilanoves, Jordi Roura, ka lavdëruar yllin e skuadrës së tij, Lionel Messin.Argjentinasi edhe në sfidën ndaj Granadas tregojë cilësitë e veta duke shënuar dygolësh dhe duke i siguruar edhe një fitore skuadrës katalonase.Messi me dy golat e mbrëmshme thyen edhe një rekord të ri pasi arrin shifrën e 301 golave për Barçën. Sipas asistentit Roura, Messi është i jashtëzakonshëm.“Rekordi i Messit është vetëm një tjetër e arritur e Messit”, ka thënë Roura. “Në këtë ndeshje ne ishim të trembur, por ai arriti të shënojë dy gola. Kjo është diçka e jashtëzakonshme”, tha ai.