Superliga Shqiptare, përfundojnë ndeshjet e para, Teuta-Luftëtari 2-0 dhe Tomori-Besa 1-0
Kampionati Shqiptar i futbollit, pas shumë diskutimesh e kritikash për tolerim ndeshje mes Flamurtarit dhe Bylis, në mesjavë është rikthyer sot për të luajtur ndeshjet e vlefshme për javën e 15-të Superligës. Sapo kanë përfundur dy ndeshjet e para të kësaj fundjave.Në Durrës skuadra vendase e Teutës ka mundur ekipin e Luftëarit me rezultatin 2-0. Lojtari i ndeshjes në këtë takim ishte përsëri Daniel Xhafa, i cili shënoi një tjetër dopiet pas asaj të një jave më parë. Ndërsa në takimin tjetër të luajtur që sapo ka mbaruar, Tomori i Beratit ka fituar me rezultatin minimal ndaj skuadrës së Besës. Goli në këtë takim u shënua në minutën e 33-të nga Muzhai dhe nuk u ndryshua deri në fund të 90 minutave, duke i dhënë një fitore të rëndësishme vendasve të cilët gjejnë edhe fitoren e parë në këtë kampionat.Java e dytë e fazës së dytë të Superligës, do të vazhdojë sot me një tjetër takim mjaft interesant, me derbin e veriut mes Vllaznisë dhe Kuksit. Në “Loro Boriçi”, Shkodranët do të kërkojnë fitoren e radhës pas asaj të arritur në Korçë kundër Skëndërbeut. Ky takim pritet të ndiqet nga tifoza të shumtë, pasi te Bardheblutë gjërat duken se i janë rikthyer normalitetit nën drejtimin e teknikut Bushati dhe presidentit Çela. Të dyja ekipet e veriut këtë sezon pretendojnë pjesmarrjen në Kupat e Europës dhe kjo përballje do të vendosi shumë mbi këtë fakt.Superliga Shqiptare, do të vazhdojë nesër me të tjera ndeshje interesante. Kampionët në fuqi të Shqipërisë dhe kryesuesit e kampiontit do të udhëtojnë drejt Fierit për tu përballur me Apoloninë dhe për tu rikthyer te fitorja pas humbjes ndaj Vllaznisë.Në Laç, do të luhet takimi më interesant i kësaj fundjave, pasi vendasit do të përballen me Flamurtarin e Vlorës ku padyshim do të kërkojnë fitoren për të qëndruar sa më lartë në renditje. Ndërsa nga ana tjetër, Flamurtari i drejtuar nga trajneri Xhoka, do të kërkojë të hakmerret kundër Laçit pasi në ndeshjen e fazës së pare, kurbinasit fituan ndaj kuqezinjve në shtëpinë e këtyre të fundit duke ju shkaktuar humbjen e parë që në javën e dytë të kampionatit.Po nesër në Peqin do të luhet sfida mes Shkumbinit dhe Tiranës. Bardheblutë kërkojnë një tjetër fitore për të vënë nën presion kampionët dhe për të përfituar nga ndonjë tjetër hap fals i Skënderbeut. Ndërsa përballja e fundit e kësaj jave është ajo mes Bylisit dhe Kastriotit që do të luhet në Ballsh. Vendasit pas disfatës që pësuan në Vlorë, ndeshje e cila ngjalli shumë diskutime, do të kërkojnë të rikthehen ndershëm te fitorja dhe te sukseset e fazës së parë. Pasi të gjithë kujtojmë që Bylis në fazën e parë ka bërë një performancë të shkëlqyer.