Drogba debutim endrrash me Gallatasaray, i mjafton 5 minuta për të shenuar golin e parë

Shpërthimi sulmuesit Didier Drogba pritej që të ndodhte te skuadra e turke e Gallatasarait por që të ndodhte në 5 minutat e para të debutimit të tij askuash nuk e kishte parshikuar.Bomberit nga Bregu i Fildishtë i kanë mjaftuar pesë minuta për të shënuar golin e parë me fanellën e skuadrës së tij të re. Në debutimin e tij të parë me Gallatasarain sulmuesi potent Didier Drogba ka treguar edhe nje herë kualitetin e tij duke nxjerrë në pah armën e tij më të fortë që është goditja me kokë. Ish sulmuesi i Chelsit hyri në fushën e gjelbërt në minutën e 62-të të lojës ndërsa pesë minuta më vonë dërgoi topin në rrjetë, në portën e portierit të skuadrës Ahkisar Belediey. Skuadra e Gallatasarait mori një fitore të rëndësishme në transfertë ndërsa goli i Drogbas ishte vendimtar për kalimin e skuadrës në avantazh.Shumë skuadra që e kanë kërkuar bomberin 34-vjeçar në merkaton e Janarit duket se janë penduar për faktin që nuk arriten ta bënin të tyrin pasi një debutim të tillë që vetëm Drogba mund ta realizojë. Mbi të gjitha Drogban me këtë paraqitje i ka tregur ish skuadrës së tij Chelsea se ai është një lojtar që vlen dhe se drejtuesit londinez kanë bërë gabimin më të madh që e lanë të largohej.