Villa nuk luan ndaj Milan
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Shkurt 2013, 22:09
Sulmuesi i Barcelonës është shtruar sërish në Spitalin e Barcelonës pas problemeve me kolikën renale duke bërë që të mungojë në ndeshjene fundjavës në La Liga përballë Granadas.Por shqetësimi më i madh i klubit blaugrana është ndeshja e së mërkurës në Champions Leahue kundër Milan, në të cilën sulmuesi spanjoll me shumë mundësi do të mungojë.Villa u shtrua edhe para disa ditësh në spital për të njëjtën arsye, por pas pak orësh doli sërish.