Pirlo: Kualifikimi nuk eshte arritur, akoma kam në mendje ndeshjen Milan-Liverpool
Është e vërtetë që ajo fitore 3-0 e "Zonjës së Vjetër" në Skoci e bën kualifikimin e Juventusit në çerekfinalen e Champions League thjesht një formalitet. Por mesa duket, mesfushori Andrea Pirlo ka një mendim krejt tjetër. Gjatë një interviste për "Gazzetta dello Sport", fantazisti bardhezi u kujton shokëve të tij të skuadrës atë që i ndodhi vite më parë, kur mbante veshur fanellën e Milan."Mbaj mend kur me Milanin po fitonim 3-0 finalen e Champions League kundër Liverpool. Por më pas, brenda gjashtë minutave ne pësuam tre gola, pastaj Liverpool triumfoi me anë të penalltive. Madje, anglezëve iu deshën vetëm 45 minuta për të përmbysur rezultatin. Kurse Celtic ka të gjithë ndeshjen në dispozicion për t'ia dalë mbanë", është shprehur Pirlo.Me pak fjalë, regjisori i "Zonjës së Vjetër" përpiqet të mbajë të karikuar të mbajë me këmbë në tokë ambientin bardhezi: "Mrekullitë mund të ndodhin në futboll. Dhe unë që luaj prej shumë kohësh, e di mirë një gjë të tillë. Në dallim me sezonin që shkoi, skuadra e Juventusit është mjaft mirë. Por do të gabonim rëndë nëse mendojmë që ka mbaruar gjithçka. Sëlltiku është një ekip, i cili duhet respektuar në maksimum kur të vijë në Torino. Ata nuk kanë se çfarë të humbasin", përfundoi Andrea Pirlo.