Wolfsburg - Bayern Munchen formacionet e mundeshme
Bajern Mynih përpara sfidës tejet interesante kundër skuadrës së Arsenal për Chempions Ligë duhet të kalojnë një provë të vështirë në transfertë kundër skuadrës së Volfsburg e vlefshme për Bundesligën Gjermane. Kryesuesit e kampionatit Gjerman pritet të marrin një tjetër rezultat pozitiv në këtë ndeshje për të vazhduar me tej të sigurt rrugën drejt titullit kampion. Edhe pse i pret një ndeshje e vështirë në mesjavën e ardhshme trajneri Henkes nuk ka bërë shumë ndryshime në formacion. Nga ana tjetër vendasit e Volfsburg të pa impenjuar në kompeticione Europiane kërkojnë që të surprizojnë bavarezët në fushën e tyre. Në këtë përballje të rëndësishme në Bundesligën Gjermane trajneri i Volfsburg Heking pritet të luajë me formacionin: 4-2-3-1Në portë Benalio. Në mbrojtje: Fagner, Naldo, Madlung dhe Shefer. Në qendër të mesfushës: Tresh dhe Polak. Ndërsa t Vierinja, Diego dhe Rodrigues do të mbështesin sulmuesin e vetem Dost. Nga ana tjetër edhe trajneri bavarez Jup Henkes pritet që të hedhë në fushë formacionin 4-2-3-1. Në portë: Nojer. Në mbrojtje: Lam, Van Bujten. Boateng dhe Alaba. Në qendër të mesfushës do të jetë dyshja Shvanshtaiger dhe Gustavo. Ndërsa treshja e frikshme Myler, Roben dhe Riberi pritet të jenë mbështetësit kryesor të sulmuesit kroat Mandzukiç. Ajo që bie në sy është se mesfushori me origjinë shqiptare që luan për kombtaren e Zvicrës Xherdan Shaqiri pritet ta nisë nga pankina këtë ndeshje pasi në vend të tij është rikthyer përsëri holandezi Roben.