LeBron Jeams më i miri në fushë kundër Oklahamas
LeBron Xhejms vazhdon të mahnitë me paraqitjet e tij me një tjetër provë spektakolare, përballë një prej skuadrave më në formë të NBA në këtë sezon, Oklahomas. Kampionët dhe nënkampionët e NBA janë ndeshur në një tjetër takim ku priteshin shumë emocione, por në fakt Majemi ka dalë fitimtare nga kjo sfidë në fushën kundërshtare falë lojës së yllit të saj LeBro Xhejms. Ylli Amerikan e NBA ishte autor i 39 pikëve, të shoqëruara nga 12 topa në tabelë dhe 7 pasime. Ai ishte padyshim lojtari më i mirë në fushën e lojës duke lënë në hije edhe idhullin e skuadrës vendase, Kevin Durant. Ky i fundit gjatë gjithë ndeshjes provoi pa sukses të mbronte Xhejms, i cili realizoi edhe gjuajtje thuajse të pamundura për çdo basketbollist normal.Sfida tjetër e natës sw mbrwmshme nw NBA ishte "derbi" i Los Anxhelos mes Leikërs dhe Klipërs, me këta të fundit që kanë fituar edhe këtë takim që teorikisht luhej në fushën e kundërshtare, duke çuar në 3 numrin e sukseseve në këtë sezon ndaj rivalëve të qytetit. Kris Pol e mbylli natën me 24 pikë e 13 pasime, Bleik Grifin shënoi 18 nga 22 pikët e tij në një periodë të parë spektakolare ndërsa Çonsi Billaps e mbylli ndeshjen me 21 pikë, mes të cilave ishin 5 gjuajtje për tre pikë. Kjo ishte hera e parë pas 20 vitesh që Los Aanxhelos Klipërs arrijnë të kenë një bilanc më të mirë sezonal në "derbi" sesa rivalët e Los Anxhelos Leikërs, të cilët shkojnë në pushimin e "All Star Game" duke mbajtur vendin e 10-të në Konferencën e Perëndimit.