Ndotja nga rafineria,ISHM gjobë të dytë 5 mln lekë. ARMO nuk reagon

U rikthyem sërish në Ballsh, për të parë nëse pas shqetësimit të ngritur nga banorët në Ora News, kjo kompani kishte marrë masa për të shmangur ndotjen.Në fakt, në rafinerinë e ARMO-s në Ballsh asgjë nuk ka ndryshuar. Situata vijon të jetë problematike, me ndotje ekstreme.Gazi natyor shpërndahet në mënyrë të tillë në ambjent, pak metra larg shtëpive.Ujë është i jo i pijshëm, në të gjenden gjurmë solari dhe banorët janë të detyruar ta blejnë ata, ndërsa mjekët e shohin si një ndër zonat më problematike referuar rasteve të pacientëve me pasojat në shëndet, kryesisht në mushkëri dhe të prezencës së karbonit në gjak.Në këtë situatë, banorët janë të revoltuar, thonë që afër kanë biznesin por nuk janë të punësuar, ndërsa ndotja e bënë Ballshin më të rrezikshëm për të jetuar.Inspektoriati Shtetëror i Mjedisit ka qenë institucioni i parë që ka reaguar ndaj ndotjes së kompanisë së naftës ARMO, duke vendosur një gjobë prej 5 milionë lekësh, para 2 javëve.Ekspertët vërtetuan se në ambjent, kryesisht në ujëra, shkarkohej naftë dhe lëndë të rrezikshme nga përpunimi i saj. Por edhe këtë herë, administratorët e ARMO-s nuk reaguan.Sërish nga zyrat qëndrore në Ballsh i kërkuam informacion Drejtuesve të kompanisë, të cilët vazhdojnë të qëndojnë bunker dhe të mos flasin aspak për këtë çështje.Mosmarrja e masave nga kompania ARMO e ka detyuar sërish Inspektoriatin Shtetëror të Mjedisit të dalë sërish në terren për të marrë kampione në ambjen t për të parë edhe një herë kushtet në të cilat ushtrohet aktiviteti i kësaj kompanie.Sipas rezultateve të analizave rezultoi se nga rafineria ka shkarkim të ujërave teknologjikë jashtë standardeve. Kreinspektori i Mjedisit, Ergys Agasi, njofton se gjoba e dytë është po 5 milion lekë.Kjo ësshtë masa e dytë administrative brenda 2 javë të vendosur për kompaninë e naftës ARMO, gjoba e të cilëve shkon në 10 milionë lekë të rinj.Inspektoriati i Mjedisit paralajmëron se do të ketë masa administrative për çdo subjekt që dëmton mjedisin.Inspektimet do të vijojnë dhe në rastin më ekstrem nëse nuk merren masa do të proçedohet në heqje të lejes së ushtrimit të aktivitetit.