Sezoni i ri në TKOB, synohet ngjitja në skenë e artistëve me famë botërore
Ankesave të artistëve një ditë më parë për mungesën e ngrohjes dhe kushteve në sallat e provave i është përgjigjur drejtori i përgjithëm i TKOB, Ilir Kerni, i cili pohoi se në buxhetin e këtij viti është parashikuar rikonstruksioni i Teatrit të Operas, rikonstruksion i cili ende nuk ka një afat kohor apo shumë të përcaktuar.Në konferencën për mediat Kerni bëri publik kalendarin artistik, duke theksuar faktin se edhe këtë vit prioritare mbetet afrimi i artistëve të rinj, por edhe i figurave shqiptare të njohura në skenat botërore.Në datë 10 janar në TKOB do të organizohet një mbrëmjë Gala ku të pranishëm do të jenë artistë nga Shqipëria, por edhe nga Kosova.Ndërkohë që në muajin shkurt pritet të ngjitet në skenën e teatrit të Operas edhe sopranoja Ermonela Jaho.