Media në krah të "Charlie Hebdo", "Je Suis Charlie"pushton internetin
"Le Monde", "TV France", e shumë media të tjera franceze kanë ofruar gazetarët e tyre për të ndihmuar revistën "Charlie Hebdo" të mbijetojë pas masakrës së tmerrshme të tre vrasësve.Një veprim mjaft fisnik ky i mediave që më shumë se kurrë janë bashkuar në këtë ditë të errët në mbështetje të kolegëve të tyre që humbën jetën për shkak të detyrës.Në faqen zyrtare në internet të revistës, nuk ka asnjë publikim tjetër përveç shprehjes "Unë jam Charlie" në arabisht e më pas në gjuhë të tjera të botës!Mbështetje dhe mesazhe solidariteti, revista e përjavshme ka marrë edhe nga gjithë mediat e rëndësishme ndërkombëtare.BBC, CNN, Daily Mail, Der Spiegel, Al Jazeera, Sky News, e shumë media të tjera kanë postuar në Facebook dhe Twitter mesazhin "Je Suis Charlie" - "Unë Jam Charlie". Mesazhi është përcjellë edhe nga mijëra gazetarë dhe persona të tjerë në të gjithë botën.Katër orë pas ngjarjes, mesazhi ishte postuar 250 000 herë në rrjetet sociale, ndërkohë që shifra është dyfishuar pas dy orësh.Parrulla "Je Suis Charlie" nisi të qarkullojë në internet rreth një orë pas ngjarjes dhe menjëherë mori mbështetje nga njerëzit.Në internet u postuan edhe disa karikatura të famshme, si dhe karikaturën e postuar nga vetë revista në faqen e saj zyrtare në Facebook.