Dëshmia e karikaturistes, u hapi derën terroristëve nën kërcënimin e armës

Personi që ka lejuar brenda atentatorët që kryen masakrën kujton çastet e tmerrit. Karikaturistja, Korin Rei, e cila në revistë mban pseudonim "Coco", rrëfen se si po kthehej në zyrë pasi kishte marrë të bijën nga kopshti."Kisha shkuar të merrja vajzën nga kopshti dhe kur mbërrita në dyert e godinës, dy persona të armatosur dhe të maskuar na kërcënuan", kujton Korin."Ata më thanë se donin të ngjiteshin te zyrat, kështu që unë shtypa kodin për hapjen e derës".Më pas, ajo dhe e bija u fshehën poshtë një tavolinë pune, nga ku dhe pa dy kolegë të saj të ekzekutoheshin."Ata qëlluan mbi Volinskin dhe Kabunë", thotë ajo."Gjithçka zgjati pesë minuta. Ata flisnin frengjisht shumë mirë dhe pretendonin se ishin terroristë të Al-Kaedës".Sipas dëshmitarëve të tjerë që citohen nga mediat franceze, terroristët ishin dëgjuar të bërtisnin edhe nëpër rrugë "E morëm hakun e Profetit", ndërsa dilnin nga godina.Ata arritën të largoheshin në drejtim të lindjes së Parisit, edhe pse pati shkëmbim zjarri me policinë, e cila gjendej fare pranë zyrave për shkak se revista "Charlie Hebdo" kishte qenë edhe më parë pre e sulmeve dhe kërcënimeve.