Tirana me terminal të ri doganor, do të përfundojë punimet brenda prillit

Brenda prillit kryeqyteti do të ketë një terminal të ri doganor, i cili do të përmbushë të gjitha standartet.Bujar Vukaj, drejtor i Doganës së Tiranës shpjegon se investimi prej 20 milion eurosh do ti vijë në ndihmë biznesit duke i shkurtuar mjaft kohë dhe procedura.Sipas kreut të doganës së Tiranës, ky terminal do të ofrojë mundësi magazinimi dhe përpunimi për mallrat që do të zhdoganohen.Terminal i ri doganor rajonal do të ketë një sipërfaqe prej 75 mijë m2 dhe pritet që të ndikoj edhe në uljen e flukseve të zhdoganimit në pikat e tjera në vend.