Deputeti i PS, Arben Malaj takon ambasadorin amerikan Arvizu
Deputeti i Partisë Socialiste Arben Malaj është takuar mbrëmjen e sotme me Ambasadorin amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu. Takimi mes tyre është bërë në ambjentet e një lokali në kryeqytet, ndërsa mendohet se pjesë e diskutimeve të ketë qenë situata politike në vendin tonë.Ndërkaq larg vëmendjes nuk mund të kenë mbetur edhe vendimet për cështjen e 21 janarit dhe tragjedisë së Gërdecit, mbi të cilat selia rozë ka shfaqur rezerva dhe ka akuzuar drejtëpërdrejtë ekzekutivin për ndërhyrje dhe kapje të pushtetit të gjyqësorit.Ndërkaq sa i përket vendimit për 21 janarin edhe nga vetë Ambasada Amerikane pati një reagim, ku e cilësoi si tronditës vendimin e Gjykatës së Tiranës për shpalljen të pafajshëm të dy prej të akuzuarve për vrasjen e katër protestuesve.