Ne gjyq kryebashkiaku i Fierit, Baftjar Zeqo, akuzohet se abuzoi me banesat sociale
Kryetari i Bashkisë së Fierit Baftjar Zeqaj dhe gjashtë vartës të tij do të përballen në gjykatë me akuzën e shpërdorimit të detyrës. Prokuroria e Fierit e akuzon kryebashkiakun socialsit për abuzime në dhënien e banesave sociale.Me kërkesë të Prokurorisë, gjykata ka vendosur fillimisht masën e sigurisë "ndalimi i daljes jashtë shtetit", ndërsa të pandehur janë marrë edhe 6 shtetas të tjerë mbi të cilët rëndon akuza e falsifikimit të dokumentave.Sipas organit të akuzës ata kanë paraqitur dokumenta false për të përfituar shtëpi si të pastrehë. Hetimi ka nisur pas kallëzimit të bërë nga 15 banorë të Fierit të cilët edhe pse plotësonin kushtet për strehim, nuk e kanë përfituar banesën sociale.Në pretendimet e tyre, tashmë të verifikuara edhe nga prokuroria, ata thonë se pavarësisht se kanë marrë pikët e nevojshme nga Komisioni i Strehimit, nuk janë futur në listën përfundimtare të miratuar nga Këshilli i Bashkisë. Sipas tyre bashkia nuk ka treguar trasnparencë gjatë procesit të përzgjedhjes, pasi nuk publikoi pikët që vlerësonin përfituesit.Për më tepër, banorët në kallëzimin në prokurori thonë se vendet e tyre janë zënë nga aplikues të rinj që nuk ishin në listën e parë të të pastrehëve dhe që kanë prona, biznese ose janë të afërm të këshilltarëve.Prokuroria pasi ka vërtetuar pretendimet e kallëzuesve, ka vendosur të ngrejë akuzat ndaj kreut të bashkisë së Fierit Baftjar Zeqaj dhe 6 zyrtarëve të tjerë të bashkisë. Zeqaj është kryebashkiaku i dytë socialsit që merret i pandehur nga drejtësia për abiuzime me detyrën.Pak ditë më parë, gjykata e Tiranës shpalli të pafajshëm kreun e bashkisë së Vlorës Shpëtim Gjika për akuzën e falsifikimit të procesverbaleve të Këshillit të regullimit të territorit per dy pallate ne qender te qytetit.