Adoleshenti që ofendoi Erdoan rrezikon 4 vjet burg

Është liruar adoleshenti i arrestuar nga policia turke për fyerje ndaj Presidentit të vendit Regep Tahip Erdoan.Gjykata e liroi 16 vjeçarin, por ai do të përballet me një gjyq dhe nëse shpallet fajtor, rrezikon katër vjet heqje lirie.Ai u arrestua pasi kritikoi partinë me rrënjë të forta islamike AKP gjatë një fjalimi në qytetin e Konias.Opozita e dënoi arrestimin, por kryeministri Ahmet Davutoglu e mbrojti atë, duke thënë të gjithë duhet të respektojnë detyrën e presidentit.Sipas Kodit Penal të Turqisë, fyerja e Presidentit përbën krim dhe është i dënueshëm.Kurse 16-vjeçari pas lirimit tha se kjo nuk do ta pengojë në rrugën e tij. Kohët e fundit grupet e të drejtave të njeriut kanë dhënë alarmin për sulm mbi lirinë e shprehjes në Turqi.Djali u arrestua në shkollën ku ndjek mësimet pasi u mor ne pyetje. Fjalimi i tij për të përkujtuar vrasjen e një ushtari turk nga islamikët në vitet 1920, është regjistruar në video dhe transmetuar nga Agjencinë e lajmeve Dogan.Në fjalën e tij ai mbrojti sekularizmin dhe parimet e Mustafa Kemal Ataturkut, themeluesit të Republikës Moderne të Turqisë.Ai thuhet se e quajti presidentin Erdogan "pronar të pallatit të paligjshëm", duke iu referuar ndërtimit të pallatit presidencial me 1150 dhoma.Djali tha se nuk kishte për qëllim fyerjen e presidentit dhe se deklarat e tij nuk kanë asnjë lidhje me politikën.Më herët këtë muaj, policia arrestoi më shumë se 20 gazetarë, të cilët mendohet se punojnë në media të kontrolluara nga rivali i Erdoan dhe klerikun që jeton në Shtetet e Bashkuar të Amerikës, Fetullah Gylen.