Muzeu në errësirë, drejtori akuzon OSHEE: Po na largohen dhe turistët

Muzeu Historik Kombëtar ka lëshuar akuza të drejtëpërdrejta ndaj OSHEE, pasi për rreth gjashtë  orë në institucion ka munguar energjia elektrike duke vënë kështu në rrezik objektet e ekspozuara.“Na kanë thënë që kemi një problem elektrik, janë akoma duke investiguar cështjen, por do të zgjasë se nuk e dinë akoma se cfarë problemi kanë. Ne jemi konsumatorë të rregullt dhe paguajmë energjinë, por prap nuk kemi drita.”Për Drejtorin e Administratës në Muzeun Kombëtar Spartak Paja mungesa e energjisë bëri që vizitorët të largohen dhe sipas tij ndoshta nuk kthehen më.“S ic e shikoni errësirë totale, vizitorët vazhdojnë të vijnë. Sistemi i alarmitnuk punon, dyert nuk funksionojnë, por prap vizitorët vazhdojnë të vijnë”, tha Paja.Vizitorët e huaj në muze  të pyetur për errësirën në muze u shpreh e zhgënjyer pasi objektet antike të cilat janë të preferuarat e saj nuk mund të shihen në errësirë:“E zhgënjyer! Nuk mund të konceptohet që një institucion I cili ka përherë vizitorë të liet në errësisrë...Mua më pëlqejnë shumë objektet antike të cilat kanë vlera të mëdha historike por kjo situatë errësire më pëngon ti shoh...Më vjen shumë keq për këtë”Energjia elektrike në Muze u rikthye rreth orës 14:00.