Gjermania, Moska dhe Kalifornia nën pushtetin e bardhësisë

Gjermanët sot janë zgjuar me dëborë, një ditë me vonesë për një Krishtlindje të bardhë.Në Mynih, turistët dhe banorët kanë injoruar të ftohtin e acartë, duke shijuar velin e bardhë mbi katedrale dhe bardhësinë e rrugëve.Shërbimi meteorologjik tha se deri të shtunën bora pritet të arijë në 15 centimetër trashësi, veçanërisht në jug-perëndim të vendit, duke paralajmëruar drejtuesit e automjeteve për kujdes dhe të marrin masat e nevojshme të sigurisë gjatë udhëtimeve me makinë.Ndërkaq bora në Moskë është shumë herë më e ashpër, duke bllokuar trafikun dhe rrugë kryesore të kryeqytit rus.bora ne rusiiBora e madhe ka paralizuar vendin dhe ka krijuar kaos në trafikun ajror, ku 20 fluturime janë anuluar dhe mbi 150 të tjerë kanë shënuar vonesa.Autoritetet kanë aktivizuar 10 mijë automjete borëpastruese dhe 20 mijë punëtorë për të stabilizuar situatën.Stuhia e dëborës ka shkaktuar rreth 1 mijë aksidente rrugore, ku 42 prej tyre ishin serioze.Bora në Moskë i ka kaluar 25 centimetrat.Kalifornia në shtetet e bagskuara të amerikës gjithashtu është përfshirë nga stuhitë e dëborës.bore ne kaliforniKuptohet trashësia e borës nuk mund të krahasohet me Moskën, por është e mjaftueshme për të destabilizuar trafikun.Megjithatë amerikanët i janë gezuar borës për Krishtlindje, duke shijuar skiimin, ajrin e freksët dhe sporte të tjera dimërore.Meteorologët kanë parashikuar ulje të temperaturave, reshje bore dhe shiu në shumë nga shtetet amerikane./Oranews.tv/