Shkodër, projekti “School Me”, Nikolla: Të ngujojmë gjakmarrjen dhe jo fëmijët
Programi “School Me” do të jetë dritarja e re ku fëmijët e ngujuar në veriun shqiptar do të mund të marrin mësimet për ciklin shkollor 9-vjeçar. Ai u prezantua nga vetë ministrja e arsimit Lindita Nikolla, ndërsa mori pjesë në aktivitetin “Të festojmë së bashku”.Për fëmijët u shpërndanë 13 kompjutera, ku me anë të paketave online të instaluar për ciklin 9-vjeçar do të kenë mundësi të arsimohen pavarësisht kushteve në të cilën ndodhen. Ministrja Nikolla u shpreh se duhet punuar shumë që t’i jepet fund fenomenit të gjakmarrjes duke e ngujuar këtë të fundit.“Me grupin e mrekullueshëm “School Me” ne kemi ardhur për të thyer ca mure në fakt, që janë muret e shkollës dhe për ta bërë shkollën kudo ku janë këtë famijë fal teknologjisë. Por nuk heq dorë nga premtimet e mia dhe të premtoj shpirt (e puth fëmijën) se do të luftojmë, sepse tashmë nuk jam vetëm, por janë shumë zonja dhe zotërinj të vendosur për të filluar njëhistori të re për të ngujuar gjakmarrjen dhe jo këtë fëmijë të mrekullueshë”, u shpreh Nikolla.Projekti “School & Me’’synon përmirësimin e kushteve dhe rritjen e cilësisë së mësimdhënies dhe mësimnxënies për këtë kategori fëmijësh. Ai vjen në bashkëpunim me ambasadën e Zvicrës dhe si pjesë e parë u ndanë 13 kompjutera, por me synimin për tu shtrirë edhe më tej.