Vjedhja e BSH, shyhet seanca mungoi avokati i një prej të akuzuarve

Mungesa e avokatit të një prej të pandehurve për vjedhjen e Bankës ka detyruar gjykatën të vendosë shtyrjen e senacës gjyqësore. Mehdi Marku që kërkoi shtyrjen e seancës çka çoi edhe në shtyjren për gjithë të pandehurit e tjerë.Pasi dëgjoi kërkesën, gjyqtari Martin Deda vendosi datën 22 janar për mbajtjen e saj. Ndërkohë që në këtë seancë gjykata pritej të jepte vendimin për 10 të akuzuarit, organi i akuzës kishte paraqitur pretencën ku ka kërkuar 56 vite burg në total.Prokurori i çështjes Ramadan Troci në seancën e një jave më parë kishte kërkuar per 10 të akuzuarit, mes tyre dhe ish drejtori i Emisionit të Parasë Dorian Çollaku, dënime me burg pothuajse të përafërta.Nga ana tjetër Prokuroria nuk ka dokumetuar plotësisht hetimet për Ardian Bitraj, Mimoza Bruzian, Klevis Bejtja dhe ish Guvernatorin e Bankës Ardian Fullani.Burime për Ora Neës bëjne me dije qe hetimet janë në fazën përmbyllëse dhe se brenda Dhjetorit pritet qe dosja ti kaloj gjykates për shqyrtim. Ndërsa ish inspektorja Elivar Golemi do të gjykohet në një proces të vecantë gjyqësor.