Festa e Kaposhit, Berat mbahet panairi i gatimeve tradicionale

Berat-Festa e Kaposhit, që mbahet për të dytin vit radhazi në Berat, ka qenë sebepi I panairit të gatimeve tradicionale mbajtur në pedonalen e qytetit.Kaposhi me përshesh, një nga gatimet më tradicionale të qytetit, ka qenë në qendër të festës, ndërkohë që nuk kanë munguar dhe produktet e tjera që nga ëmbëlsirat, verërat, etj.Sipas Bashkisë Berat, një nga organizatoret, festa do të kthehet në traditë për qytetin.Gatimet tradicionale në panair u servirën falas për qytetarët.