Fëmijët e ngujuar tani do të marrin mësimet e 9-vjeçares
Shkoder- Programi “School & Me” do të jetë dritarja e re ku fëmijët e ngujuar në veriun shqiptar do të mund të marrin mësimet për ciklin shkollor 9-vjeçar.Ai u prezantua nga vetë ministrja e Arsimit Lindita Nikolla, ndërsa mori pjesë në aktivitetin “Të festojmë së bashku”, organizuar në qytetin e Shkodres me fëmijë të ngujuar.Ministrja Nikolla tha se krijimi i kushteve të mësimit për fëmijët nënkupton në radhë të parë që këta fëmijë të arsimohen në kushtet ku ndodhen, por se duhet punuar shumë që t’i jepet fund fenomenit të gjakmarrjes, duke ngujuar këtë të fundit.Emocionues dhe një mesazh i fortë në këtë aktivitet u dha nga recitimi i vargjeve të një vajze të ngujuar, e cila me këtë fenomen të rëndë mesjetar ndan ditët e saj.Projekti “School & Me’’synon përmirësimin e kushteve dhe rritjen e cilësisë së mësimdhënies dhe mësimnxënies për këtë kategori fëmijësh.Ai vjen në bashkëpunim me ambasadën e Zvicrës dhe si pjesë e parë u ndanë 13 kompjutera, por me synimin për tu shtrirë edhe më tej./Oranews.tv/